Ligji për faljen e detyrimeve të papaguara, ja si përfitojnë qytetarët dhe bizneset

Ligji për faljen e detyrimeve të papaguara, ja si përfitojnë qytetarët dhe bizneset

Ka nisur të zbatohet edhe nga pushteti vendor ligji për faljen e detyrimeve të papaguara. Drejtoria e Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave të Bashkisë së Tiranës, kanë publikuar një udhëzim, përmes së cilit shpjegohet sesi mund të përfitojnë qytetarët dhe bizneset. Bazuar në udhëzim, detyrimet e papaguara ndaj bashkisë së Tiranës deri më 31 Dhjetor 2014 fshihen automatikisht, pa asnjë pagesë apo veprime nga debitorët. Kushtet kryesore për përfitime janë: Për detyrimet e papaguara ndaj pushtetit vendor të periudhës 1 Janar 2015 – 31 Dhjetor 2019, parashikohen dy alternativa për përfitim: pagesa e 50% të principalit deri më 30 Qershor 2026, me faljen e pjesës tjetër, ose pagesa e 75% të principalit deri më 31 Dhjetor 2026, me faljen e pjesës së mbetur. Në të...