Lidhje me grupe të strukturuara kriminale në trafikun dhe kultivimin e narkotikëve, SPAK çon për gjykim tre punonjës policie
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e procedimit penal të vitit 2022, ku figurojnë tre persona të pandehur për përfshirje në aktivitete kriminale dhe shkelje të detyrës zyrtare. Sipas njoftimit zyrtar, të pandehurit Erdit Hazizaj dhe Shkëlzen Ruska akuzohen për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal të përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike në zonën e Sarandës dhe Tepelenës, si dhe për shpërdorim detyre. Një tjetër i pandehur, Ervis Alisinaj, akuzohet gjithashtu për shpërdorim detyre. Hetimet kanë dokumentuar raste të trafikut të drogës, përfshirë një ngarkesë të kapur më 7 mars 2020 në Qafë Botë, që përmbante mbi 1 ton bimë narkotike të papërpunuara dhe produkte të tjera të përpunuara, me vlerë...
Burimi:
top-channel.tv