Lëvizte ‘sypatrembur’ me armë zjarri në shëtitoren e plazhit, arrestohet i riu në Durrës, e pëson edhe shoku
Durrës / Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë, operacioni policor i koduar “PURPOSE”. Qarkullonte me motomjet, i armatosur me armë zjarri, në shëtitoren e plazhit, kapet dhe vihet në pranga 24-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit, municioni luftarak dhe motomjeti me të cilin qarkullonte. Procedohet penalisht edhe pasagjeri, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe ato të Komisariatit të Policisë Kavajë kishin siguruar informacion se një shtetas nga Kavaja po qarkullonte me motomjet, i armatosur me armë zjarri pistoletë, në drejtim të Durrësit. Menjëherë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “PURPOSE”....
Burimi:
top-channel.tv