Lëvizte me pistoletë në makinë, pranga të riut në Tiranë, procedohet dhe një 51-vjeçar
Një 31-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi qarkullonte në makinë me pistoletë. Po ashtu është proceduar dhe një 51-vjeçar për ‘moskallëzim krimi’, i cili ishte drejtuesi i mjetit tip ‘Audi’ , ndërsa 31-vjeçari ishte pasagjer. Njoftimi: Lëvizte i armatosur me pistoletë, arrestohet nga Forca “Shqiponja”, në bulevardin “Zhan D’ark”, 31-vjeçari. Procedohet penalisht drejtuesi i automjetit në të cilin ishte pasagjer shtetasi i armatosur, për moskallëzim të krimit. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me krehër dhe me municion. Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit për një shtetas që lëvizte i armatosur, siguruar në rrugë operative, në vijim të punës me objektiv identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që mbajnë armë, pa leje, dhe si pasojë janë rrezik potencial për ngjarje kriminale, shërbimet e Forcës së...
Burimi:
top-channel.tv