Lëvizte me pistoletë në Durrës, arrestohet suedezi/ Në pranga edhe një 24-vjeçar, tentoi të vidhte një kasafortë
Një 29-vjeçar me origjinë suedeze është arrestuar në qytetin e Durrësit. Sipas njoftimit të bluve i riu lëvizte në qytetin bregdetar me armë zjarri. “Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve, patrullimeve, bashkëpunimit me qytetarët dhe punës informative, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, krahas angazhimit maksimal për zbatimin e planit të posaçëm të masave të ndërmarra në kuadër të sezonit turistik, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh finalizuan 2 faza të tjera të operacionit të koduar “Siguria”, gjatë të cilave u godit një rast i armëmbajtjes pa leje, si dhe u parandalua një vjedhje. Për këto raste: -u arrestua në flagrancë shtetasi suedez, O. K., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit në çantën (marsup) që mbante me vete, u gjet 1 armë zjarri (pistoletë) me...
Burimi:
sot.com.al