Lëvizte me armë zjarri në makinë, bie në pranga 59-vjeçari në Korçë
Kapet me armë zjarri pistoletë, arrestohet 59-vjeçari. Nga informacionet mësohet se 59-vjeçari Bilal Mullalli është kapur pak më parë nga policia në kryqëzimin e fshatit Dishnicë. Ai mbante armën pistoletë në makinë, ndërsa mësohet se është person me precedentë të mëparshëm penalë. Mullalli është banues në fshatin Zymblak të Maliqit. Nga informacionet e policisë ai prej pak kohësh dyshohej se mbante armë zjarri dhe u arrestua sot gjatë një operacioni të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv