Lëndë plasëse në banesën e një 72-vjeçari në Tufinë, policia zbardh ngjarjen, shpallen në kërkim 3 vëllezër

Lëndë plasëse në banesën e një 72-vjeçari në Tufinë, policia zbardh ngjarjen, shpallen në kërkim 3 vëllezër

Policia ka shpallur në kërkim ditën e sotme tre vëllezër, të cilët dyshohen si autorët e ngjarjes ku shpërtheu një sasi lënde plasëse në derën e banesës private të një 72-vjeçari në Tufinë mëngjesin e sotëm. Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 08.08.2026, në lagjen “Tufinë”, ku shpërtheu një sasi lënde plasëse në derën e banesës private të një 72-vjeçari. Shpallen në kërkim 3 shtetas, vëllezër, të dyshuar si autorë të ngjarjes. Të tre vëllezërit me precedentë të mëparshëm penal. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas njoftimit se në lagjen “Tufinë”, në derën e banesës së shtetasit J. M., kishte shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të pakta materiale, kanë organizuar operacionin...