Lëkundet Berati! Tërmeti shkakton panik te banorët

Lëkundet Berati! Tërmeti shkakton panik te banorët

Një tërmet me magnitudë 3.3 ballë të shkallës Rihter është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në zonën e Komunës së Sinjës, Bashkia Berat. Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga EMSC (Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare), lëkundja sizmike ka ndodhur në orën 14:43, me një thellësi prej 5 kilometrash. Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet nuk kanë njoftuar për probleme të shkaktuara nga lëkundja.