“Le të bëjë test ADN-je për fëmijën”/ Flasin para gjyqit familjarët e shqiptares së vrarë: Ajo nuk e meritonte këtë

“Le të bëjë test ADN-je për fëmijën”/ Flasin para gjyqit familjarët e shqiptares së vrarë: Ajo nuk e meritonte këtë

Gjyqi ndaj shqiptarit Kastriot Cenko në Greqi, që akuzohet se vrau me çekiç për xhelozi bashkëshorten e tij 38-vjeçare, Alba Cenko më 29 nëntor 2024, ka hyrë në fazën finale. Pak para se të jepet verdikti dhe pas dëshmisë së tij seancën e kaluar, ka ardhur reagimi i familjarëve të viktimës, nënë e dy fëmijëve të mitur. Ata e cilësojnë atë si gënjeshtar për pretendimin se gruaja e tradhtonte me mikun e tij dhe se kishte një fëmijë me të. Ata e sfiduan të bënte testin e ADN-së. Nesër, 42-vjeçari që pranoi fajin do të ulet përsëri në bankën e të akuzuarve dhe pak para vendimit të Gjykatës së Përzier me Juri të Athinës, të afërmit e nënës së ndjerë po kërkojnë ndëshkimin e tij...