LE MONDE: ‘Revolucioni i Flamingove’ po u jep krahë të rinjve shqiptarë!

LE MONDE: ‘Revolucioni i Flamingove’ po u jep krahë të rinjve shqiptarë!

Nga Emma Larbi, LE MONDE Që nga fundi i muajit maj, protestat antiqeveritare, të lindura nga kundërshtimi ndaj projekteve ndërtimore të familjes Trump në një ishull të Shqipërisë, kanë mbledhur mijëra shqiptarë. Mes tyre ndodhet një pjesë e madhe e Gjeneratës Z, e zemëruar me një pushtet që e konsideron të dështuar dhe të korruptuar. Në mbrëmje, bulevardi pranë zyrës së kryeministrit shqiptar Edi Rama mbyllet për automjetet. Të moshuarit presin të ulur në karrige plastike, një shkallë e vogël vendoset përballë godinës ku protestuesit mbajnë fjalimet e tyre, ndërsa shitësit e flamujve shqiptarë shëtisin duke pritur turmën. Kjo skenë është bërë e zakonshme. Kështu ishte edhe të shtunën, më 11 korrik. Për natën e 43-të radhazi, Tirana ishte skena e protestave të lindura nga kundërshtimi...