Le Iene thirrje kryeministrit Rama: Ndalo Call Center-at!/ Kush është personi i rëndësishëm që përmend gazetari?

Le Iene thirrje kryeministrit Rama: Ndalo Call Center-at!/ Kush është personi i rëndësishëm që përmend gazetari?

foto ilustrim: edi rama TIRANË- Në emisionin investigativ Le Iene, transmetuar në televizion italian, Italia 1, është publikuar një investigim i përbashkët me emisionin shqiptar Piranjat, një hetim që ka zgjatur prej disa muajsh. Në këtë investigim, gazetari Luigi Pelazza është rikthyer në Tiranë pas një operacioni të përbashkët me SPAK, gjatë të cilit u arrestuan tetë persona. Duke ndjekur gjurmët e call centerave që janë shpërndarë në çdo lagje të Tiranës, gazetari ka bërë një vlerësim në numra, ku sipas tij janë të përfshirë rreth 25 mijë operatorë dhe konsulentë mashtrues, të cilët pasurohen çdo ditë duke vjedhur europianët.  Një biznes kriminal që vlerësohet diku tek 500 milionë euro në muaj, shumë kjo e ngjashme me atë të një organizate të fuqishme të trafikut...