“Largohu o Lukashenko shqiptar! Bindju zërit tonë”/ Protestuesi: Dorëheqje e Ramës dhe qeveri teknike! Diaspora…
Gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, një protestues mbajti një fjalim ku kritikoi ashpër qeverinë dhe kërkoi ndryshime politike. Ai u shpreh se protestuesit janë të bashkuar kundër, siç tha ai, “autoritarizmit” dhe kërkoi fundin e tranzicionit politik në vend. “Të gjithë bashkë kundër Lukanshenkos së Shqipërisë dhe autoritarit të fundit. Nuk kërkojmë më shumë e as më pas se fundin e tranzicionit dhe procese demokratike. Bindju zërit të protestuesve. Dorëheqje!Hapni rrugën ajkës së Shqipërisë, të bëhet një qeveri teknike”, tha ai.
Burimi:
sot.com.al