Largimi i Marjana Koçekut/ Rama paralajmëron të tjera ‘rrjedhje’ nga PS: Mos u çudisni, do kemi shumë të tjerë
Pak ditë pasi Marjana Koçeku dha dorëheqjen nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, duke u deklaruar deputete e pavarur, kryeministri Edi Rama ka shmangur një koment të drejtpërdrejtë për largimin e saj. Edhe pse nuk e përmendi me emër Marjana Koçekun, kryeministri paralajmëroi për rrjedhje të tjera të mundshme nga radhët e socialistëve, teksa u shpreh se “do na dalin shumë të tjerë anash, mbrapa, përballë”. Ndër të tjera Rama theksoi se nuk firkësohet dhe nuk intimidohet duke shtuar se nuk çuditet nga raste të tilla. Me tone të ashpra ndaj kritikëve dhe protestave që po zhvillohen prej 20 ditësh në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit, Rama u shpreh se Partia Socialiste nuk duhet të zgjedhë rrugën më të lehtë dhe as...
Burimi:
sot.com.al