Largimi i Koçekut nga grupi i PS, reagon Pjerin Ndreu: Keqpërdorje e mandatit të dhënë nga partia!
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka reaguar për largimin e Marjana Koçekut nga grupi i PS duke thënë se është keqpërdorur mandati i dhënë nga partia. Ai thotë se është normale nëse dikush nuk e gjen më veten në një forcë politike, por ndërkohë është shkelur besimi i PS. Më tej, Ndreu thotë se duhet të mbizotërojë morali i malësorit, “ku ha bukë, mos përmbys kupë.” “Malësorët, e as neomalësorët, nuk kanë shitur e as blerë as abuzuar kurrë atë që u është dhënë me mirëbesim dhe respekt. Kushdo, në kushte e rrethana të tjera, mund të ndryshojë mendim apo ide, mund të mos e gjejë më veten ose të mos përputhet me një forcë politike. Kjo është krejt normale. ; Por nderi i caktimit...
Burimi:
sot.com.al