Lamallari prezanton ndryshimet në Kodin Penal: Nga dekriminalizimi i shpifjes te ndëshkimet për parkimin në rresht të dytë

Lamallari prezanton ndryshimet në Kodin Penal: Nga dekriminalizimi i shpifjes te ndëshkimet për parkimin në rresht të dytë

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari prezantoi sot në Komisionin e Ligjeve në Kuvend një paketë të gjerë ndryshimesh në Kodin Penal, të cilën e cilësoi si një reformë strategjike për forcimin e shtetit të së drejtës, rritjen e sigurisë publike dhe përmbushjen e detyrimeve të Shqipërisë në procesin e integrimit evropian. Gjatë fjalës së tij, ministri theksoi se projektligji nuk është një ndërhyrje thjesht teknike, por rezultat i një analize të thelluar të problematikave reale në terren dhe i harmonizimit të plotë me standardet e Bashkimit Evropian, në kuadër të Kapitullit 24 të negociatave “Drejtësia, Liria dhe Siguria”. Sipas ministrit, ndryshimet përafrojnë legjislacionin penal shqiptar me shtatë instrumente kyçe të BE-së, duke forcuar luftën kundër pastrimit të parave, trafikimit të drogës dhe qenieve njerëzore, terrorizmit,...