Lamallari mbledh drejtuesit e AMP:Lufta kundër korrupsionit në radhët e Policisë së Shtetit,prioritet që nuk negociohet

Lamallari mbledh drejtuesit e AMP:Lufta kundër korrupsionit në radhët e Policisë së Shtetit,prioritet që nuk negociohet

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, mori pjesë në analizën 6-mujore të punës së Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), ku vlerësoi rolin kyç të këtij institucioni në forcimin e integritetit të Policisë së Shtetit dhe në përmbushjen e standardeve që kërkon procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Në fjalën e tij, ministri theksoi se analiza nuk duhet parë thjesht si një moment bilanci, por si një mundësi për të vlerësuar me realizëm arritjet dhe sfidat në një etapë vendimtare për vendin. “Deri në anëtarësimin në Bashkimin Evropian, rezultatet nuk do të maten vetëm me ligje apo dokumente, por me institucione që funksionojnë, me standarde që zbatohen dhe me besimin që qytetarët kanë tek shteti. Në këtë proces, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka...