Laboratori i kokainës në Frakull/ Arrestohen 3 persona me urdhër të SPAK, shpallen në kërkim 2 të tjerë

Laboratori i kokainës në Frakull/ Arrestohen 3 persona me urdhër të SPAK, shpallen në kërkim 2 të tjerë

Pamje nga laboratori TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi se ka arrestuar 3 persona dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë, të cilët dyshohet se janë pjesë e të njëjtit grup kriminal që trafikuan nga Kolumbia 485.5 kg kokainë të përzier me pleh kimik. Në pranga kanë rënë Klevent Gjolena, Musa Gjikola dhe Aldi Zonja, ndërsa shtetasit Kevin (Arjan Margjoni) dhe Durim Keçi, janë shpallur në kerkim. Numri i personave të identifikuar gjatë këtij operacioni ka shkuar në 15. Gjithashtu mësohet se janë kryer kontrolle edhe në disa banesa, automjete ndaj personave të përfshirë në këtë ngjarje. Gjatë operacionit janë sekuestruar katër automjete dhe dy telefona. Droga u zbulua në nëntor të vitit 2022 në banesën e ish-kryetarit socialist të...