Kuvendi Kombëtar i PD, zbardhet agjenda dhe slogani, ja çfarë pritet të ndodhë të shtunën
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD. Mediat kanë zbardhur agjendën e plotë të Kuvendit Kombëtar të PD si edhe sloganin. Slogani është: “Ripërtëritje”. Sipas agjendës, Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do të nisë të shtunën më 30 maj në orën 10:00. Gjatë takimit do të marrin fjalën disa deputetë demokratë mes të cilëve edhe kreu i PD, Sali Berisha. Gjithashtu në Kuvend do të votohen disa ndryshime në statutin e PD-së. Agjenda e plotë: Fillon: ora 10.00 Fjala hapëse-Erisa Bajaziti Erisa Bajaziti Fton delegatët të votojnë për Komisionin e drejtimit të punimeve të Kuvendit dhe Sekretariatin teknik Komisioni i drejtimit të punimeve të Kuvendit: Ivi Kaso, kryetar; Floriana Garo; Bardh Spahia; Eliona Shkreli; Nada Meçorpaja Sekretariati teknik: Adriana...
Burimi:
sot.com.al