Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti flet për ish-krerët e UÇK-së
Ka nisur në Kuvendin e Kosovës seanca ku pritet të votohet formimi i qeverisë së re. Në fjalën e mbajtur në Kuvend, Albin Kurti tha se seanca për formimin e Qeverisë dhe ajo konstituive e Kuvendit janë mbajtur në orët e vona për shkak të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit e Kadri Veselit. “Kërkesa e prokurorisë për dënimin prej 45 vite burgim për secilin ku përfshihen edhe pretendimet për krime kundër njerëzimit është orvatje që bie ndesh me të vërtetën dhe mohon kontekstin historik e politik të luftës sonë çlirimtare. Qëndrimi i Qeverisë së Republikës që unë drejtoj mbetet i qartë, në Kosovë janë kryer krime kundër njerëzimit ndaj popullatës civile shqiptare, ato i ka kryer...
Burimi:
kohajone.com