Kushtoi 260 milion euro, pëson sërish shembje aksi Qukës-Qafë Plloçë i Ballukut!

Kushtoi 260 milion euro, pëson sërish shembje aksi Qukës-Qafë Plloçë i Ballukut!

Përsëri janë evidentuar ulje të niveleve në shtratin e rrugës Qukës–Qafë Plloçë, konkretisht në lotin e dytë, pranë zonës së quajtur “Kthesa e Trebinjës”. Vetëm pak kohë më parë, edhe një segment tjetër disa metra më tej pësoi zhytje për shkak të rrëshqitjeve të strukturës. Edhe ai aks nuk është kthyer ende në normalitet, ndërsa situata duket se është përkeqësuar më tej. Qarkullimi vijon të mbetet i kufizuar, duke u orientuar vetëm në një korsi. Zhytjet e fundit të trupit të rrugës janë konstatuar ditët e fundit, ndërsa kontraktori ka nisur punën për ndërhyrjen dhe stabilizimin e segmentit problematik. Problematikat në rrugën Qukës–Qafë Plloçë kanë nisur që prej inaugurimit të saj. Në muajin nëntor të vitit të kaluar, një automjet u dëmtua si pasojë e...