Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për këtë të mërkurë
Kjo e mërkurë do të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme dhe vranësira kalimtare. Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët, ndërsa në disa zona do të ketë kalime të herëpashershme vranësirash. Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të bëhen prezente në orët e mesditës dhe pasdite afatshkurtra në veri. Në orët e vona të mbrëmjes reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të prekin të gjithë vendin duke sjellë reshje. Temperaturat e ajrit do të luhaten nga 19 gradë Celsius në vlerat minimale deri në 29 gradë Celsius në maksimum. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa deti parashikohet të jetë i qetë deri pak i trazuar përgjatë vijës bregdetare. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv