Kushte atmosferike të paqëndrueshme gjatë gjithë ditës, parashikimi i motit për këtë të hënë
Për ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mesditës me vranësira mesatare deri të dendura ndërsa pas orëve të mesditës mot me vranësira si dhe intervale të herëpashershme kthjellimesh kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore. Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës të herëpashershme me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit. Në periudha afatshkurtra këto reshje në formën e shtrëngatave. Pas orëve të mesditës reshje shiu të dobëta dhe lokale kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit. Në zonën e Alpeve, verilindje mbi 700-800 metër dhe juglindje në lartësitë mbi 800-900 metër reshje dëbore...
Burimi:
top-channel.tv