Kush janë drejtuesit e Policisë së Sarandës që u arrestuan nga operacioni “AMP” (Emrat)

Kush janë drejtuesit e Policisë së Sarandës që u arrestuan nga operacioni “AMP” (Emrat)

Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari, është arrestuar këtë të premte në kuadër të operacionit të zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Bashkë me të janë vënë në pranga edhe dy specialistë policie, ndërsa burime paraprake bëjnë me dije se priten edhe arrestime të tjera. Operacioni është shtrirë në Sarandë, Ksamil dhe zonat përreth, pas dyshimeve për përfshirjen ose tolerimin e ndërtimeve pa leje në vijën bregdetare, një nga zonat më të frekuentuara turistike të jugut të vendit. Sipas burimeve hetimore, AMP po verifikon rastet e fundit të ndërtimeve të paligjshme dhe rolin që mund të kenë pasur efektivë të policisë lokale në mosveprimin ndaj tyre. Një ditë më parë, Policia e Sarandës arrestoi 8 persona që dyshohet se po kryenin ndërtime pa...