KUSH është ‘skifteri’ që grabiti taksistin dhe dy karburante në Fushë-Krujë

KUSH është ‘skifteri’ që grabiti taksistin dhe dy karburante në Fushë-Krujë

FOTO ILUSTRUESE FUSHË-KRUJË-Emiliano Nikolli alias Lleshi nga Mamurrasi dyshohet të jetë autori i shpallur në kërkim i tre grabitjeve të regjistruara pasditen e kësaj të hëne në zonën e Fushë-Krujës. Sipas hetimeve, Nikolli mori një taksi në zonën e Tajvanit në Tiranë me destinacion Fushë-Krujën. Në afërsi të Tapizës ai ka kërcënuar me armë zjarri taksistin duke marrë vetë drejtimin e makinës ndërsa taksistin e ka lënë në një zonë të largët duke i marë paratë dhe celularin. Më pas i riu vijoji rrugën me makinën e rrëmbyer.   Nikolli shkoi më pas në dy pika karburanti në afërsi të Milotit, ku me të njëjtën armë kërcënoi punonjësit dhe iu mori xhiron ditore. Më pas ka lënë mjetin e grabitur në afërsi të një xhamie në Fushë-Krujë dhe është...