Kush është gruaja që u gjend e pajetë tek “Liqeni i Thatë” në Tiranë

Kush është gruaja që u gjend e pajetë tek “Liqeni i Thatë” në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të enjte në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ku 46-vjeçarja Migena Topi dyshohet se ka humbur jetën pasi është vetëhedhur në ujë. Sipas informacioneve paraprake, policia është njoftuar nga banorët e zonës pasi një automjet kishte bllokuar rrugën dhe kishte qëndruar i parkuar për rreth 30 minuta. Efektivët mbërritën në vendngjarje dhe, pasi nuk gjetën drejtuesen e mjetit, kontrolluan pamjet e kamerave të sigurisë. Nga verifikimet dyshohet se 46-vjeçarja kishte lënë automjetin pranë liqenit dhe më pas ishte larguar në këmbë. Brenda makinës janë gjetur sende personale, telefoni celular dhe disa ilaçe. Sipas burimeve, gruaja dyshohet se vuante nga depresioni. Nga pamjet e kamerave të sigurisë rezulton se pas largimit nga automjeti, ajo ka qëndruar në...