Kush do ta drejtojë Policinë e Shtetit? 14 kandidatë në garë, sot faza e intervistimit! Procesi po monitorohet edhe nga VanHorn (VIDEO)
foto ilustruese TIRANË- Sot, në orën 09:30, ka filluar intervistimi për kandidatët që garojnë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, dukë përmbyllur kështu fazën finale të këtij procesi. Intervistimi i kandidatëve të mbetur pritet të vendosë për drejtuesin e ardhshëm të Policisë së Shtetit. Procesi po monitorohet nga e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara, Nancy VanHorn, e cila ka mbërritur mesditën e sotme në Ministrinë e Brendshme. Procesi po zhvillohet sipas rendit alfabetik, ndërsa i pari që është paraqitur për intervistë ka qenë Afrim Tafa, aktualisht drejtor i Policisë së Durrës. Komisioni i ngritur nga Ministria e Brendshme, i përbërë nga zv/ministrja Silva Caka, sekretarja e përgjithshme e ministrisë Kledia Ngjela dhe kreu i Autoritetit të Mbikëqyrjes së Policisë (AMP),...
Burimi:
zeri.ai