“Kush bord o zemër”, Monika Kryemadhi zbardh mesazhet me Edi Ramën në SPAK
Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka dalë këtë të enjte nga ambientet e SPAK, ku ka folur para gazetarëve për materialet hetimore që, sipas saj, i janë vënë në dispozicion, duke u ndalur veçanërisht te komunikimet telefonike të përfshira në dosje. Kryemadhi deklaroi se një pjesë e madhe e akuzave mbështeten në mesazhe telefonike, të cilat sipas saj janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe interpretuar në mënyrë të gabuar. Ajo u ndal te komunikimet me ish-kreun e AKEP-it, Piro Xhixho, duke theksuar se në asnjë rast nuk ka pasur biseda me të lidhur me pretendimet e SPAK-ut për korrupsion apo shpërdorim detyre. Kryemadhi lexoi para mediave disa mesazhe të shkëmbyera me kryeministrin Edi Rama në tetor të vitit 2014, të cilat sipas saj kishin të bënin me procesin...
Burimi:
opinion.al