Kurban Bajrami në Vlorë, qindra qytetarë mblidhen në pallatin e sportit “Flamurtari” për të falur namazin
Me qindra besimtarë myslimanë në Vlorë janë mbledhur në pallatin e sportit “Flamurtari” për të falur namazin e Kurban Bajramit. Janë besimtarë të Vlorës por nuk mungojnë as besimtarë me kombësi të huaj. Falja e Namazit të Kurban Bajramit është drejtuar nga Myftiu i Vlorës, Ardit Hoxhllaku, i cili në fjalën e tij ka theksuar se Kurban Bajrami është një ndër festat më të rëndësishme të besimit islam që simbolizon sakrificën, solidaritetin dhe ndërgjegjësimin shpirtëror. Si çdo vit besimtarët kanë kryer ritin e faljes dhe kanë shkëmbyer mesazhet e dashurisë vëllazërore e të mirëqenies në çdo familje. Ndërkohë, në këtë ditë të rëndësishme për myslimanët, besimtarët presin kurban e një pjesë ua shpërndajnë njerëzve në nevojë, ndërsa në orët në vazhdim pritet të shtrojnë drekën...
Burimi:
top-channel.tv