Kurban Bajrami në Kukës, qindra besimtarë falin namazin në dy xhamitë e qytetit
Ashtu si në mbarë botën, edhe në Kukës besimtarët myslimanë falën namazin e Kurban Bajramit. Në dy xhamitë e qytetit, pjesëmarrja e besimtarëve ishte e lartë, jo vetëm në ambientet e brendshme, por edhe në ato të jashtme. Pas faljes së Kurban Bajramit, besimtarët uruan njëri-tjetrin për më shumë harmoni dhe paqe, ndërsa këtyre urimeve iu bashkua edhe myftiu i Kukësit, Emirjon Vathaj. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv