“Kur ju dëgjonim nga qelia, thonim ‘erdhi flladi i lirisë’”/ Gent Progni: Na kanë dhunuar! 80 % e policisë ishin…
Gent Progni, një nga protestuesit e liruar pas arrestimit gjatë protestave në Tiranë, mbajti një fjalim para pjesëmarrësve, ku ngriti akuza për dhunë gjatë qëndrimit në komisariat dhe falënderoi protestuesit për mbështetjen. Sipas tij, zërat e protestuesve dëgjoheshin edhe nga ambientet e paraburgimit. “Njëri nga djemtë në qeli, sa herë që ju dëgjonte, thoshte: ‘Erdhi flladi i lirisë’,” u shpreh Progni. Ai tha se kishte menduar të mungonte një ditë në protestë pas 33 ditësh pjesëmarrjeje, por shtoi se arrestimi e ka bërë edhe më të vendosur. “Falënderoj Ramën për tri ditë pushim, sepse na ka bërë më të fortë,” deklaroi ai. Progni pretendoi gjithashtu se ai dhe protestues të tjerë janë dhunuar gjatë shoqërimit dhe qëndrimit në komisariat. “Na kanë dhunuar me pranga. E...
Burimi:
sot.com.al