Kur do të integrohet Shqipëria në BE? Murrizi: Europa nuk i mbyll sytë kaq lehtë, Mali i Zi para nesh me kapitujt

Kur do të integrohet Shqipëria në BE? Murrizi: Europa nuk i mbyll sytë kaq lehtë, Mali i Zi para nesh me kapitujt

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, i ftuar në një studio televizive, ka komentuar perspektivën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Murrizi u shpreh skeptik për ritmin e procesit të integrimit, duke theksuar se vende të tjera të rajonit kanë avancuar më shpejt se Shqipëria në negociatat me BE-në. “Mali i Zi ka kohë para nesh që i ka çelur kapitujt për integrimin në BE. Nuk e shoh që Europa do i mbyllë kaq shumë sytë për të na futur në Europë”, deklaroi ai. Sipas ish-deputetit demokrat, Bashkimi Europian po përballet me sfida të mëdha demografike dhe migratore, çka sipas tij e bën edhe më të ndjeshme çështjen e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor. “Ndërkohë që nga statistikat në Europë shkojnë rreth 30 milionë afrikanë,...