“Kundërshtarëve të mi”/ Rama mesazh me vargjet e Dritëro Agollit

“Kundërshtarëve të mi”/ Rama mesazh me vargjet e Dritëro Agollit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në facebook, një poezi të Dritëro Agollit, “Kundërshtarëve të mi”. Një vepër që trajton përballjen me kritikat dhe kundërshtitë, duke e shoqëruar me fjalët: “Mirëmëngjes dhe me këtë vjershë të bukur aktuale të Dritëroit, ju uroj një javë të mbarë.”, shkruan Rama bashkangjitur fotos së publikuar. Përzgjedhja e poezisë është parë si një mesazh me ngarkesë simbolike në raport me klimën aktuale. Në vargjet e Dritëro Agollit theksohet ideja se sulmet dhe kritikat mund të shndërrohen në forcë dhe zhvillim, një metaforë që kryeministri duket se e ka sjellë në vëmendje pikërisht në këtë periudhë të protestave në vend.