Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut
Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për Qarkun e Gjirokastrës, Mirela Kumbaro, ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale ku thekson angazhimin e strukturave socialiste për intensifikimin e punës në muajt e pranverës në të gjithë qarkun. Në postimin e saj, Kumbaro shprehet se socialistët e qarkut, së bashku me deputetët dhe përfaqësuesit e qeverisjes vendore, po përgatiten për një sezon pune të përqendruar te përmirësimi i shërbimeve për qytetarët dhe avancimi i projekteve zhvillimore. Sipas saj, fokusi do të jetë te rritja e cilësisë së shërbimeve publike, dhënia e përgjigjeve më të shpejta për komunitetin, si dhe ndjekja nga afër e kantiereve të nisura tashmë në territor. Njëkohësisht, drejtuesja politike e PS për qarkun thekson se po punohet edhe për përgatitjen e projekteve të reja...
Burimi:
argjiroja.net