Kulla 35-katëshe në mes të Tiranës, zbulohet pse u thirr në SPAK trajneri Bledi Shkëmbi! Lidhja me biznesmenen Erinda Lutaj…

Kulla 35-katëshe në mes të Tiranës, zbulohet pse u thirr në SPAK trajneri Bledi Shkëmbi! Lidhja me biznesmenen Erinda Lutaj…

Bledi Shkëmbi/ “Top Seven”/ Erinda Lutaj TIRANË- Paraqitja e Bledi Shkëmbit në SPAK ditën e sotme përbën një surprizë për komunitetin e futbollit, megjithëse e njëjta gjë nuk mund të thuhet për botën e biznesit. Pas tërheqjes nga futbolli i luajtur, korçari vijoi karrierën si trajner, rol që aktualisht e ushtron te Struga në Maqedoninë e Veriut. Ish-futbollisti Bledi Shkëmbi paraqitet në SPAK: Kërkova një makinë në emrin tim...Paralelisht me angazhimin sportiv, Shkëmbi prej vitesh është përfshirë edhe në sipërmarrje, ku mban funksionin e administratorit të shoqërisë “Top Seven”. Duhet theksuar se ende nuk dihet arsyeja konkrete e thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme, ndërkohë që aludimet mbeten të shumta. Nga një verifikim i shpejtë në bazën e të dhënave “Open Corporates”, rezulton se pronare de...