Ku e harruan Pandeli Majkon, socialistët?!
Pandeli Majko nuk ndjehet më në publik. Edhe në rrjetet sociale nuk poston asnjë qëndrim, përveç një statusi me 9 shkurt të këtij viti për kërkesat e prokurorit special në Hagë kundër Hashim Thaçit dhe tre liderëve të tjerë të UÇK. Para 9 shkurtit ka uruar Vitin e Ri dhe kaq! Majko njihet si politikani më i ri në PS që bashkë me Ilir Metën ndryshuan imazhin e PS ndër vitet e para të pluralizmit. Me pas dy herë kryeministër, zv/kryeministër dhe ministër Diaspore (ose ministër koti se nuk kishte asgjë në dorë). Në zgjedhjet e fundit e futën që të humbiste, sikurse humbi. Tani nuk dihet me çfarë merret! Ca thonë po shkruan një libër për PS, ca të tjerë për pabesitë në PS,...
Burimi:
kohajone.com