Kryeministri Rama ironizon protestuesit e Zvërnecit: Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina

Kryeministri Rama ironizon protestuesit e Zvërnecit: Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina

Kryeministri Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestën e zhvilluar në zonën e Zvërnecit, duke ironizuar protestuesit dhe duke bërë thirrje për mbrojtjen e mjedisit. Përmes një postimi në Facebook, Rama iu drejtua me ironi “revolucionarëve”, duke u kërkuar që herën tjetër kur të shkojnë në atë bregdet për të protestuar në mbrojtje të flamingove, të mos futen me automjete në plazh dhe të mos ndotin zonën. “MIRËMËNGJES 😊 dhe me një lutje të përulur revolucionarëve, që kur të shkojnë herë tjetër në atë breg për t’u qarë hallin flamingove, të mos i bëjnë për të qarë duke ua zhvirgjëruar plazhin me makinat e tyre – se do kujtojnë të shkretët zogj se filloi ndërtimi i parkimit aty, e do marrin arratinë siç...