Kryeministri: Askush të mos mendojë se mund të ndërtojë pa leje
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga ndërhyrjet e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, për prishjen e godinave pa leje. Ditën e sotme IKMT është ndalur në bashkinë e Durrësit, ku janë shembur disa ndërtesa pa leje. “Operacioni nuk do të ndalet askund, deri kur askush të mos e mendojë më se mund të ndërtojë metra katrorë pa leje”, shkruan Rama krahas pamjeve që sjell.
Burimi:
kohajone.com