Kryeinspektori Sula në Vlorë, Inspektoriati i Përgjithshëm trajnon punonjësit sipas standardeve europiane
Inspektoriati i Përgjithshëm, nën drejtimin e Inspektorit të Përgjithshëm, Dashnor Sula, zhvilloi gjatë këtyre dy ditëve një aktivitet në Vlorë në kuadër të ciklit kombëtar të trajnimeve “Forcimi i kapaciteteve të inspektorëve kuadri ligjor dhe aftësitë praktike”. Ky trajnim organizohet në zbatim të Ligjit nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, i cili synon modernizimin e sistemit të inspektimit dhe përafrimin e tij me praktikat më të mira evropiane. Ligji promovon kalimin nga një qasje ndëshkuese drejt një modeli të balancuar, që përfshin kontrollin, këshillimin dhe parandalimin. Gjatë aktivitetit, ekspertë dhe drejtues të institucioneve të inspektimit prezantuan zhvillimet kryesore ligjore, funksionimin e sistemit elektronik “e-Inspektimi”, si dhe politikat për zhvillimin e karrierës dhe rritjen e profesionalizmit të inspektorëve. Një rëndësi e veçantë iu kushtua...
Burimi:
top-channel.tv