Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci paraqitet në SPAK, “kyç” gojën para mediave (VIDEO)
Benet Beci TIRANË- Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, është paraqitur mesditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posacme (SPAK), për t'iu komunikuar mbyllja e hetimeve dhe marrja zyrtarisht si i pandehur. Pasi qëndroi për rreth dy orë në SPAK, Beci zgjodhi të mos komentonte për mediat, duke mos dhënë detaje për parqitjen e tij në Prokurorinë e Posaçme. Më 23 tetor, ndaj Becit u regjistrua procedim penal për shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike, kryer në bashkëpunim, ndërsa në prill të vitit 2025, kryebashkiaku socialist u mor i pandehur. Ai është marrë nën hetim nga SPAK për shkeljen e barazisë në tenderë apo ankande publike bashkë me 7 të tjerë, për tenderin “Zhvillimi strategjik i sektorit energjetik”. Konkretisht, bëhet fjalë për një tender me...