Zvërneci në qetësi! Dyert e kantierit janë të hapura dhe pa roje, rrëmuja politike zhvendoset në Tiranë
Dyert e kantierit në Zvërnec janë të hapura, pa roje, pa kontroll, pa tela me gjemba e mbi të gjitha…pa protestues. Një hapësirë që vetëm pak ditë më parë ishte në qendër të tensioneve e përplasjeve për mbrojtjen e biodiversitetet e natyrës, sot është e zbrazët. Brenda rrethimit nuk ka mjete pune, as lëvizje dhe as aktivitet, pamje krejtësisht ndryshe nga protesta e përplasja që shoqëroi këtë zonë pak ditë më parë. Ku ndodhen protestuesit që vetëm pak ditë më parë u shfaqën në këtë zonë duke kundërshtuar projektin? E vetmja lëvizje është ajo e disa vizitorëve të rastësishëm, të huaj, që kalojnë në qetësi në këtë hapësirë. Çështja e Zvërnecit vijon të mbetet pjesë e debateve politike e mediatike. Projekti sipas shefit të qeverisë...
Burimi:
javanews.al