Zjarret në Mallakastër, vihet nën kontroll vatra pranë Cfirit, flakët avancojnë drejt Ngraçanit
Situata e zjarreve në Mallakastër mbetet problematike, megjithëse është arritur të vihet nën kontroll një nga vatrat më të rrezikshme. Vatra e zjarrit në Panahor, në kufi me fshatin Cfir, është neutralizuar, por flakët vijojnë të përhapen në drejtim të Ngraçanit, duke mbajtur në gatishmëri forcat e emergjencës. Dy helikopterë vazhdojnë operacionin nga ajri, duke hedhur ujë mbi zonat më problematike për të frenuar avancimin e flakëve. Ndërkohë, edhe në Drenije zjarri mbetet aktiv, ndërsa ekipet zjarrfikëse dhe strukturat e tjera të angazhuara po punojnë për izolimin e vatrave dhe shmangien e rrezikut për banesat dhe sipërfaqet e tjera të prekura.
Burimi:
javanews.al