Zhdukja e Eglant Koçit/ E vrau dhe e groposi shoku i tij “Mand Dhelpra”, zbulohet motivi që u bë “mollë sherri”
Një lopatë me mbetje balte e gjetur në automjetin e sekuestruar të Armand Shakajt ka përforcuar dyshimet e grupit hetimor se 34-vjeçari Eglant Koçi, i zhdukur prej 4 qershorit, mund të jetë vrarë dhe më pas groposur. Kërkimet janë shtrirë në disa zona malore të Tiranës dhe Elbasanit. Hetimet për zbardhjen e ngjarjes janë fokusuar tek aktiviteti i paligjshëm i kriptovalutave dhe dhënia e parave me fajde. Eglant Koçi i zhdukur që prej datës 4 qershor dyshohet të jetë vrarë dhe më pas të jetë groposur. Dyshimet e grupit hetimor përforcohen pasi në automjetin tip Porsche e sekuestruar të autorit të dyshuar dhe të shpallur në kërkim, Armand Shakaj, hetuesit kanë gjetur vegla pune, mes tyre edhe lopata me mbetje balte. Ky detaj, ka forcuar...
Burimi:
javanews.al