Zbulohet arsenal armësh në Manzë, arrestohet 20-vjeçari
Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Baza”, duke zbuluar një ambient që dyshohet se përdorej për ruajtjen e armëve dhe furnizimin e grupeve kriminale me armatim. Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi E. P., 20 vjeç, banues në Manzë. Në banesën e tij, efektivët gjetën dhe sekuestruan një arsenal armësh dhe municionesh, i përbërë nga katër pistoleta, një armë automatike model 56 (kallashnikov), një armë gjahu (shotgun), gjashtë krehëra, qindra fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, një targë automjeti italiane dhe një aparat celular. Sipas Policisë, baza e zbuluar dyshohet se shërbente për furnizimin e grupeve kriminale me armë zjarri, ndërsa operacioni u zhvillua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe në kuadër të goditjes së armëmbajtjes pa leje dhe parandalimit...
Burimi:
ntv.al