Zbardhet atentati me eksploziv te Ura e Vrinës, në kërkim dy persona nga Saranda
Zbardhet atentati me eksploziv te Ura e Vrinës, në kërkim dy persona nga Saranda. Policia e Vlorës dhe Komisariati i Policisë në Sarandë kanë zbardhur atentatin me eksploziv të ndodhur në muajin shkurt të këtij viti në zonën e Konispolit, ku objektiv ishte një 57-vjeçar. Sipas njoftimit zyrtar, pas një pune intensive hetimore të zhvilluar nga strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar të ngjarjes. Në kërkim janë shpallur shtetasit G. T., 39 vjeç dhe Xh. B., 39 vjeç, të dy banues në Sarandë. Për ta, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka caktuar...
Burimi:
shkodraweb.com