Vrau gruan me çekiç dhe i fshehu trupin, burg përjetë shqiptarit në Greqi

Vrau gruan me çekiç dhe i fshehu trupin, burg përjetë shqiptarit në Greqi

  Gjykata e Athinës ka dënuar me burgim të përjetshëm 39-vjeçarin shqiptar, Kastriot Cenko. Ai akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij 32-vjeçare dhe nënës së fëmijëve të tyre, Alba Cenko. Përveç kësaj, ai u dënua me dy vjet e gjashtë muaj burg për armëmbajtje dhe përdorim të armëve, ndërsa nuk u njohën rrethana lehtësuese. Kastriot Cenko u shpall fajtor për vrasje me dashje, me shumicë votash të trupës gjykuese. Një prej anëtarëve tha se krimi mund të ishte kryer në rrethanat e një shoku emocional, por kjo nuk u pranua nga anëtarët e tjerë të jurisë. Ndaj, 6 prej tyre votuan pro burgimit të përjetshëm të tij, ndërsa njëri prej tyre votoi kundër. 39-vjeçari kishte goditur gruan e tij me çekiç, i kishte mbështjellë...