Vrasja në Vorë, viktima ishte agjent imobiliar, dyshohet se u qëllua me armë me dylbi
Detaje të reja janë zbuluar nga ekzekutimi i Edmond Sula, i njohur edhe me emrin Ali Sula, i cili u vra me një plumb në derën e banesës së tij, pak pas mesnatës. Sipas të dhënave paraprake, 50-vjeçari dyshohet se është qëlluar nga një distancë me armë me precizion të lartë, të pajisur me dylbi. Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, mëson se në vendngjarje nuk është gjetur asnjë gëzhojë, teksa u vra me një plumb. Sipas informacioneve paraprake, viktima merrej me shit-blerje pronash. Hetuesit po verifikojnë konfliktet e mundshme të krijuara nga kjo veprimtari, të cilat konsiderohen një nga pistat e hetimit për zbardhjen e motivit të vrasjes. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë...
Burimi:
javanews.al