Vrasja e turistit portugez/ Policia kontrolle nga veriu në jug, kërkon pronarin e lokalit ku ndodhi krimi

Vrasja e turistit portugez/ Policia kontrolle nga veriu në jug, kërkon pronarin e lokalit ku ndodhi krimi

Autoritetet policore po kryejnë kontrolle nga veriu deri në jug të vendit me qëllim kapjen e pronarit të lokalit “Principotes” B. B., dhe D. Gj., pas vrasjes së turistit portugez nga truproja S. K., i cili e goditi disa herë me thikë. Kontrollet kanë nisur që dje pasdite në Tiranë, Vlorë e Kukës dhe janë duke vijuar ende në vendet ku ka dyshimet se mund të jenë fshehur. Pronari i lokalit është arratisur fill pas ngjarjes. Ndaj tij është ngritur akuza për “Moskallëzim krimi” pasi nuk e ka referuar te autoritetet ngjarjen e 18 gushtit. I shpalluri në kërkim D. Gj., dyshohet se ka goditur me grushte 20-vjeçarin portugez gjatë konfliktit fizik që ndodhi në lokal. Më pas turisti, në rrethana ende të paqarta, është...