Vrasja e Rexhep Ismailit, ‘arrest në burg’ për Voglin, ‘arrest në shtëpi’ për Rucin
Janë zhvilluar mesditën e sotme, njera pas tjetrës. seancat për caktimin e masës së sigurimit ndaj 31-vjeçarit Kostandin Vogli dhe 50-vjeçarit Tori Ruci alias Viktor Ruci. Ishte pikërisht konflikti i pronësisë së këtyre dy personave, për një Beach-Bar në bregdetin e Bashkisë Himarë, ai që degjeneroi më pas në sherr me sende të forta e deri në vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, mbrëmjen e 7 majit në Gjashtë të Sarandës. I pari që doli para togave të zeza ishte 50-vjeçari Tori Ruci. Ai ishte ndaluar nga policia ditën e shtunë, pasi ndaj tij ishte caktuar masa e sigurimit ‘Arrest në shtëpi’ për veprën penale ‘Moskallzim i krimit’. Gjatë seancës për verifikimin e kushteve e kritereve të zbatimit të masës, Gjyqtari Mikel Hysometaj vendosi vazhdimin e...
Burimi:
syri.net