Vrasja e Martin Canit/ Apeli rikthen çështjen për shqyrtim, kërkohet ekspertizë psikologjike për…

Vrasja e Martin Canit/ Apeli rikthen çështjen për shqyrtim, kërkohet ekspertizë psikologjike për…

Gjykata e Apelit ka vendosur të rikthejë pjesërisht për shqyrtim çështjen që lidhet me vrasjen e Martin Canit, duke urdhëruar kryerjen e një ekspertize psikologjike për autorin e dyshuar të ngjarjes, Mario Përlleshaj, si edhe për të plagosurin Luis Mecja. Me vendim të gjykatës, janë caktuar dy psikologe, të cilat do të hartojnë raportet përkatëse pasi të zhvillojnë takime dhe vlerësime me të miturit e përfshirë në këtë proces. Ky vendim është pjesë e rivlerësimit të rrethanave të ngjarjes dhe të gjendjes psikologjike të personave të përfshirë në dosje. Seanca e ardhshme është caktuar më 1 korrik, kur pritet të paraqiten përfundimet e ekspertizës psikologjike dhe të vijojë shqyrtimi i çështjes. Kujtojmë se autori është dënuar me 16 vite burg.