Vrasja e efektivit në Maliq, Vengu: Do të shpallet dëshmor! Shkurti: Enea Mekolli ishte në shërbimin tonë
Vrasja e efektivit Enea Mekolli gjatë operacionit për kapjen e një të kërkuari me rrezikshmëri të lartë dhe plagosja e një tjetër polici Edison Adri ishte një nga temat e kësaj të enjte në QUO VADIS, Vizion Plus. Deputeti socialist Pirro Vengu, deklaroi se efektivi i ndjerë do të shpallet dëshmor për shkak të rënies në detyrë, duke vlerësuar sakrificën e punonjësve të policisë dhe familjeve të tyre. Nga ana tjetër, Shpend Gashi tha se protestuesit sot në Tiranë kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të efektivit të vrarë, duke theksuar se nuk kanë asgjë personale kundër Policisë së Shtetit. Ndërkohë, analisti Mentor Kikia ngriti shqetësimin për faktin se në shumë operacione të ngjashme viktimat rezultojnë të jenë efektivët e policisë dhe jo personat...
Burimi:
vizionplus.tv